Selena Gomez infektohet me COVID-19, anulon paraqitjen në “Tonight Show”!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Selena Gomez infektohet me COVID-19, anulon paraqitjen në “Tonight Show”!

Së fundmi, këngëtarja dhe aktorja, Selena Gomez, ka publikuar një postim në Instagram duke njoftuar se është infektuar me COVID-19 dhe është detyruar të anulojë një paraqitje të planifikuar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Me një foto ku gjendet e shtrirë në divan, Selena shkruan:

Nuk do të jem në Fallon sonte. Përfundova me COVID-19, por po pushoj dhe ndihem mirë. Një kujtesë miqësore, Covid është ende mes nesh. Përditësohu për përforcuesit tuaj. Unë në fakt isha planifikuar të merrja timen këtë javë.

Theksojmë që këtë javë, presidenti Joe Biden mori përforcuesin e tij dhe u kërkoi amerikanëve të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë ndërsa kombi përgatitet për një rritje të rasteve dimërore. Ndërkohë, Gomez do të shfaqej në shfaqjen e Fallon për të promovuar dokumentarin e saj të ardhshëm “Selena Gomez: My Mind & Me”, i cili do të publikohet globalisht në Apple TV+ më 4 nëntor.

Bukuroshja prezantoi para pak ditësh trailerin e dokumentarit ku ndër të tjera foli hapur për problemet me shëndetin mendor. 30-vjeçarja vendosi të ndajë me fansat në mbarë botën një vështrim të problemeve të shëndetit mendor. Traileri, i cili u publikua në YouTube, tregon faza të ndryshme të jetës së yllit, që nga pamjet e fëmijërisë, klipet nga performancat e deri te disa momente personale, si biseda për gjendjen e saj dhe momente nga spitali.

Rikujtojmë, se Hailey Bieber dhe Selena kanë lënë pas në të kaluarën çdo mëri dhe hatërmbetje që ka ekzistuar mes tyre. Dyshja janë parë duke bërë fotografi së bashku gjatë një event në Los Angeles dhe duhet thënë që dukeshin shumë të lumtura. Vajzat hodhën poshtë thashethemet për një grindje për shkak të marrëdhënieve të tyre me Justin Bieber.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE