Lajm i keq për ata që synojnë Anglinë, Londra dhe Parisi do të “mbyllin” La Manche

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rishi Sunak, kryeministri i ri i Britanisë së Madhe!

Qeveria britanike bën me dije se Britania e Madhe dhe Franca kanë shprehur angazhimin për të rritur bashkëpunimin për të trajtuar së bashku çështjen e emigrimit të paligjshëm përmes kanalit të La Manshit.

Në telefonatën e parë që kur u zgjodh kryeministër Rishi Sunak bisedoi me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe së bashku ranë dakord për t’i dhënë fund këtyre ‘udhëtimeve vdekjeprurëse”, gjatë së cilave qindra njerëz rrezikojnë jetën cdo ditë.

Përpjekje të mëhershme mes Britanisë dhe Francës për të ndaluar emigracionin e paligjshëm u bënë dhe gjatë mandatit të shkurtër të Liz Truss e cila bisedoi për këtë çështje me kreun e Elysse gjatë takimit që zhvilluan në Pragë. Ata u angazhuan në atë kohë për një paketë masash ambicioze, që do të prezantohej më vonë gjatë vjeshtës.

Downing Street nuk jep më shumë detaje për këtë çështje apo se kur këto plane do të shpallen zyrtarisht. Por kryeministri Sunak mësohet të ketë thënë se është shumë e rëndësishme për të dy vendet që rruga e kanalit të La Manshit të bëhet e pakalueshme për trafikantët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE