Pasi i dha fund lidhjes me modelen transgjinore, futbollisti francez Kylian Mbappe “hidhet” në krahët e një super ylli!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi i dha fund lidhjes me modelen transgjinore, futbollisti francez Kylian Mbappe “hidhet” në krahët e një super ylli!

Futbollisti francez, Kylian Mbappe, erdhi në fokusin e publikut në fund të verës, pasi shumë media botërore raportuan se ai ishte në një romancë me modelen transgjinore Ines Rau. Edhe pse u panë bashkë në publik, tashmë të gjithë dyshojnë se romancës së tyre i ka ardhur fundi.

‘Daily Star’ raportoi se futbollisti është i dashuruar me modelen Rose Bertram.

Meqenëse vet Mbappe po hyn në botën e modës, nuk është çudi që ai ka takuar disa modele fantastike. Sulmuesi deri më tani ka qenë i lidhur në mënyrë romantike me disa bukuroshe të famshme, ku e fundit është Rose Bertram, 27-vjeçe.

Dyshja thuhet se janë në lidhje prej disa kohësh, ndërsa modelja i ka dhënë fund romancës së saj 8-vjeçare me holandezin Gregory van der Wiel në korrik. Rose, babai i të cilës është belg, i ka hyrë botës së modelingut që në moshën 13 vjeçare. Që atëherë, ajo ka reklamuar për markat e njohura, si H&M, L’Oreal, Primark dhe Agent Provocateur.

Ndërkohë, lajmi se Mbappe ishte në një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau u shfaq në kopertinën e Playboy duke bërë jehonë në mbarë botën. Ata ishin parë së bashku në festivalin në Kanë, e më pas në jaht, ku ishin fotografuar të buzëqeshur, në një përqafim intim.

Megjithatë, çifti nuk i komentoi thashethemet për lidhjen e tyre. Gjithashtu, nuk dihet nëse romanca e re e futbollistit është shfaqur vetëm për të larguar vëmendjen nga jeta e tij e ‘stuhishme’ e dashurisë, apo është dashuri e vërtetë. Kjo mbetet për t’u parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE