Rektorët thyejnë heshtjen, të pakënaqur nga rritja e pagave, pedagogët drejt grevës së urisë

vovalbania October 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rektorët thyejnë heshtjen, të pakënaqur nga rritja e pagave, pedagogët drejt grevës së urisë

Heshtjes së gjatë të qeverisë pedagogët protestues mund t`i përgjigjen me grevë urie. Ky është një nga propozimet e sindikatës së punonjësve të universiteteve për përshkallëzimin e protestës.

Në deklaratën e së premtes ata u shprehen të bindur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Pas dy javësh protestë dhe bojkot të mësimit në fakultete edhe rektorët kanë thyer heshtjen.

Pak para diskutimit të p.buxhetit për arsimin e lartë në komision, kreu i Universitetit të Tiranës deklaroi se nuk janë të kënaqur më rritjen e pagave.

Universitetet publike kërkojnë rritje të buxhetit. Ndërkohë të hënën e 31 tetorit pedagogët do të zhvillojnë protestën tjetër kombëtare, për rritjen e pagave të tyre dhe financim më të lartë për kërkimin shkencor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49368 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE