Lirohet nga burgu babai që detyroi mikun e tij të vriste veten, pasi abuzoi me vajzën e tij

vovalbania October 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lirohet nga burgu babai që detyroi mikun e tij të vriste veten, pasi abuzoi me vajzën e tij

Një baba që detyroi mikun e tij më të mirë të vriste veten kur zbuloi se burri kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, është liruar nga burgu pas vetëm gjashtë muajsh, shkruan Daily Mail.

Vyacheslav (Slava) Matrosov, 35 vjeç, u burgos për 18 muaj, por tani është liruar nga burgu. Babai i vajzës detyroi abuzuesin e fëmijëve Oleg Sviridov, 32 vjeç, të hapte varrin e tij në një pyll.

Pedofili vdiq menjëherë pas një përleshjeje me Matrosovin, i cili e varrosi kufomën e tij në varrin që ai kishte gërmuar. Sviridov kishte abuzuar në mënyrë të përsëritur me vajzën e Matrosovit, atëherë 6-vjeç.

Pasi u lirua nga burgu, babai postoi një foto me gruan e tij Natalya, 35 vjeçe.

Matrosov fillimisht u arrestua nën dyshimin për vrasje, por kjo shkaktoi protesta në Rusi. Ai u dënua në prill nga një gjykatë ruse me 18 muaj burg.

Miqësia e ngushtë u shkatërrua kur babai zbuloi disa foto në celularin e tij ku Sviridov kishte detyruar vajzën e tij të kryente marrëdhënie seksuale me të. Vajza, tani nëntë vjeç u dëgjua duke u lutur: ‘Oleg, mjaft, nuk mund të duroj më. Dua te shkoj ne shtepi’.

Matrosov, një ish-punëtor i fabrikës së motorëve të raketave, mund të ishte dënuar me 15 vite burg nëse do të ishte akuzuar për vrasje. Por pati një sërë protestash në mbështetje të tij në rajonin e Samara pasi ai u akuzua për vrasjen e pedofilit Sviridov.

Banorët në fshatin Pribrezhnaya mblodhën para për kauzën ligjore. Gjithashtu u nënshkrua një petecion nga 2500 njerëz, duke kërkuar lirimin e tij nga burgu.

Sipas dëshmive, një javë përpara se të gjendej trupi i tij pas zhdukjes në nëntor të 2021, banorët thanë se ai ishte dhunuar.

Dy fëmijë të tjerë dyshohet se janë abuzuar nga Sviridov.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE