Në gjithë karrierën e tij kinematografike, ka vetëm diçka për të cilën pendohet Sylvester Stallone…

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në gjithë karrierën e tij kinematografike, ka vetëm diçka për të cilën pendohet Sylvester Stallone…

Sylvester Stallone ka pranuar se është penduar që i ka kryer vet skenat e rrezikshme në filmat e tij, gjë që ka rezultuar në lëndime të shumta ndër vite. Legjenda e filmave aksion, i është nënshtruar pesë operacioneve në shpinë, si dhe një operacioni në qafë dhe shpatull, si dhe ka pësuar lëndime të tjera të shumta gjatë kryerjes së skenave të rrezikshme gjatë xhirimeve. Ai u hpreh për “The Times” duke theksuar se efektet speciale në filma janë bërë më të rëndësishme se vetë aktorët:

Mos i bëni vetë skenat, ky është mësimi që mund të merrni.

Përveçse i ka realizuar vetë skenat e rrezikshme, Stallone më herët ka treguar se një skenë e rrahjes në “Rocky IV” mund ta kishte vrarë atë, pasi gjërat u bënë shumë reale gjatë xhirimeve. Fansat e filmit ikonik mund të kujtojnë momentin se si Sylvester, në rolin e Rocky, u ndesh me boksierin Ivan Drago, i luajtur nga Dolph Lundgren.

Në film, ndeshja pati pasoja të rënda për Rocky-n, i cili përfundimisht u detyrua të tërhiqej, ndërsa edhe në jetën reale gjërat ishin po aq të tmerrshme. Aktori 76-vjeçar pranoi se atëherë kishte pësuar dëmtim në zemër.

Në raundin e parë, ku më rrëzoi, ishte e vërtetë. Ai më goditi dhe nuk e ndjeva në atë moment, por më vonë atë natë zemra ime filloi të fryhej. Si në një aksident automobilistik kur gjoksi juaj godet timonin. Presioni i gjakut u rrit në 260. Ata menduan se do të flisja me engjëjt.

Pasi kaluan procedurat e divorcit, grindjet për qenin e tyre dhe Sylvester Stallone duke bërë tatuazhin e kafshës së tij shtëpiake për të mbuluar atë të gruas së tij Jennifer Flavin, duket se gjithçka është lënë pas dhe ata tani duken të lumtur, të pajtuar dhe me një jetë të gjatë përpara për t’u shijuar. Martesa 25-vjeçare dukej se kishte marrë fund gushtin e kaluar, kur Flavin bëri kërkesë për ndarje në Florida County.

Por më shumë se një muaj e gjysmë pasi doli informacioni për divorcin, duket se gjithçka u harrua dhe tashmë ata duken si një çift i lumtur, të pajtuar dhe krenarë, që ecin krah për krah dhe të dy me unazat e martesës. Ndarja ishte momentale dhe tani ata duken më të bashkuar se kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49595 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE