Si e priti Ilir Shaqiri kur mori vesh se vajzës së tij i pëlqejnë këngët e Donaldit?

vovalbania October 31, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si e priti Ilir Shaqiri kur mori vesh se vajzës së tij i pëlqejnë këngët e Donaldit?

Vajza e fituesit të “Big Brother Vip” Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, surprizoi ndjekësit e saj me videon e fundit në TikTok.

 

@emilyshaqiiri.official une e di qe jam idiot ama jam idioti jot❤🇦🇱 #AlbaniaSongs #❤ #🇦🇱 #DonaldVeshaj ♬ original sound – editor vidio

Emily publikoi një video ku shfaqet në makinë, duke kënduar këngën e “rivalit” të babait të saj, Donald Veshajt. Bëhet fjalë për këngën e Donaldit, të titulluar “Nuk je”, ndërsa ajo këndon: “Unë e di që jam idjot ama jam idjoti jot.”Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës.

Emily sqaroi shpejt  duke shkruar: “Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit. Brenda shtëpisë së BBV, dhe më pas jashtë Iliri ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me Emilin.

Balerini Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që vajza e tij i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-është shprehur fituesi i BBV.

Emily Shaqiri - YouTube
Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49553 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE