Kur vjen puna te ushqimi Elon Musk “nuk të fal”, ana e panjohur e miliarderit të teknologjisë!

vovalbania November 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur vjen puna te ushqimi Elon Musk “nuk të fal”, ana e panjohur e miliarderit të teknologjisë!

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk nuk bën kompromis nëse bëhet fjalë pë dëshirat e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi në një podcast, ai zbuloi se është e vështirë të qëndrojë në formë, sepse po plaket gjithnjë e më shumë. Shefi i Tesla-s ka shpjeguar që problemin më të madh e ka për shkak se nuk është një adhurues i madh i aktiviteteve fizike dhe i trajnimeve intensive edhe pse dikur ka ushtruar karate, tekwondo, xhudo.

Të jem plotësisht i sinqertë, po të kisha mundur nuk do të bëja fare ushtrime. Më me dëshirë do të haja një ushqim të shijshëm dhe të jetoja më pak.

Musk ka shpjeguar që është i vetëdijshëm sa është me rëndësi të mbahet një balancë me peshën, prandaj përpiqet të ruajë masën. Kryesisht ha omëletë, por e adhuron skarën. Parapëlqen kuzhinën franceze dhe atë gjermane. Njeriu më i pasur fle çdo natë gjashtë deri në gjashtë orë e gjysmë.

Gjumi është i mrekullueshëm. Jam shumë i mërzitur nëse nuk fle mjaftueshëm. Mund të rrija zgjuar më gjatë, por më pas do të punoja më pak, sepse mungesa e gjumit ndikon në fokusin tim. Mbron cilësinë e gjumit dhe shëndetin.

Rikujtojmë, se Musk pranoi se për të mbajtur trupin në formë ka injektuar ilaçin e diabetit, që po përhapet gjerësisht si metodë dobësimi në SHBA. Kur u pyet nga një fans në Twitter: “Cili është sekreti yt?”, Musk u përgjigj: “Agjërim” dhe “Wegovy”. Miliarderi është i fundit që pranon se ka përdorur Wegovy, një dozë e lartë e semaglutidit të ilaçit popullor të diabetit, i cili është bërë i njohur në TikTok me të famshëm që reklamojnë përfitimet e tij të shumta.

Një kapitull i gjatë që shkoi edhe përmes kërcënimeve, u mbyll. Tani, kontrollin e Twitter-it e ka njeriu më i pasur i botës, Elon Musk, duke i dhënë fund pasigurive e përplasjeve për numrin e saktë të llogarive të rreme. Sipërmarrësi afrikano-jugor i natyralizuar amerikan siguroi kontrollin pasi mbylli marrëveshjen në vlerë 44 miliardë dollarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE