Albana Osmani i rikthehet në televizionin e njohur shqiptar? Moderatorja zbulon publikisht të vërtetën

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Albana Osmani i rikthehet në televizionin e njohur shqiptar? Moderatorja zbulon publikisht të vërtetën

Prej disa ditësh përflitet rikthimi i Albana Osmanit në ekran, të cilën nuk e kemi parë të përfshirë në asnjë projekt televiziv që prej largimit nga Top Channel në 2019. U tha se moderatorja do të ishte në drejtimin e një programi sportiv në RTSH, për Kampionatin Botëror të Futbollit, lajm i cili mesa duket nuk është i vërtetë.

Ka qenë vetë Osmani që e ka përgënjeshtruar lajmin, me anë të një postimi në Instagram, megjithatë sipas saj rikthimi i saj në ekran do të ndodhë shumë shpejtë me një format prime time dedikuar familjes.

“Ky ishte një lajm i pavërtetë. Të gjithë atyre që më uruan rikthimin tim, edhe pak fare ‘mbani frymën’ se çika do të rikthehet së shpejti. Edhe pse sportin e dashuroj, më së shumti ta ushtroj, në ekran formati nuk do të jetë i tillë.” – shkroi Albana, ndërse ne s’na mbetet gjë tjetër vecse të mbajmë frymën…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE