Mbledhja e Alibeajt pas dështimit të negociatave me Berishën, marrin pjesë vetëm 12 anëtarë!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbledhja e Alibeajt pas dështimit të negociatave me Berishën, marrin pjesë vetëm 12 anëtarë!

Në mbledhjen e kryesisë së PD, të thirrur nga negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi marrin pjesë vetëm 12 anëtarë.

Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me dështimin e negociatave me palën e Sali Berishën.

 Anëtarët e pranishëm në mbledhje

Xhemal Gjunkshi
Taulanta Jupi
Indrit Sefa
Gazment Bardhi
Taulant Zeneli
Fitim Zekthi
Orjola Pampuri
Endri Hasa
Juela Hamati
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Jonila Godole
Kreshnik Çollaku

Ky takim vjen një ditë pasi negociatat mes grupit të Berishës dhe grupit të Alibeajt në PD për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, dështuan, ndërsa dy grupimet janë më të përçara se kurrë. Grupi i Alibeaj deklaroi se negociatat dështuan pasi pala tjetër kërkoi që të njihej statuti i dhjetorit, pra Sali Berisha si kryetar i PD. Por Berisha në reagimin e tij paralajmëroi se kush prek flamurin e PD i ka bërë llogaritë gabim. Ndërsa negociatori i Rithemelimit Edi Paloka tha se grupi i Alibeaj ishte i pasinqertë, pasi gjatë bisedimeve vazhdoi të bashkojë votat me Ramën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48787 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE