Shenjat që tregojnë se vuani nga ‘Sindroma e Hirushes’!

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shenjat që tregojnë se vuani nga ‘Sindroma e Hirushes’!

Përrallat mund të na zbukurojnë fëmijërinë, por mund të na shkaktojnë shumë dëme kur jemi të rritur. ‘Sindroma e Hirushes’ është vetëm një ndër problemet me të cilat luftojnë vajzat të cilat janë rritur duke u besuar përrallave. Këto vajza rriten me idenë që mashkulli do t’i shpëtojë. Në vend që për lumturinë tuaj të përpiqeni të luftoni vetë, pret që të shfaqet princi me kalë të bardhë, i cili do t’i zgjidhë të gjitha problemet tuaja.

Mendon që nuk je mjaft e mirë nëse je e vetmuar. Mund të jesh e bukur, e mençur dhe shumë e suksesshme, mirëpo nëse bashkë me këto cilësi ende ndihesh e paplotësuar, sepse nuk je në lidhje, përfundimisht vuan nga ky kompleks. Frikësohesh nga pavarësia. Thjesht nuk mund të imagjinosh veten pa të dashur, prandaj shkon nga lidhja në lidhje dhe shmang periudha të gjata pa të dashur.

Më shumë dëshiron të jesh në lidhje e cila nuk funksionon sesa pa askënd. Nuk di si të sillesh kur dikush të lavdëron. Komplimentet dhe lavdërimet i refuzon turpshëm, por gjithsesi di të marrësh përgjegjësinë për gjërat për të cilat ndoshta nuk je fajtore. Shpesh imagjinon që jeta jote pa parterin do të ishte e tmerrshme. Nëse mendon se nuk do të dish të jetosh pa dashurinë e tij, kjo shpesh do të thotë që ke vetëbesim të ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE