Vitin e kaluar deklaroi se ishte diagnostikuar me sklerozë, aktorja Christina Applegate rrëfen ndjesitë e saj!

vovalbania November 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vitin e kaluar deklaroi se ishte diagnostikuar me sklerozë, aktorja Christina Applegate rrëfen ndjesitë e saj!

Aktorja Christina Applegate njoftoi se ishte diagnostikuar me sklerozë vitin e kaluar. Ajo i ka mbajtur private detajet e shëndetit, me përjashtim të disa postimeve në Twitter. Tashmë aktorja ka folur për diagnozën e saj të sklerozës së shumëfishtë dhe se si ajo ka ndikuar tek ajo vitin e kaluar.

Në një intervistë të dhënë së fundmi me “New York Times”, 5o-vjeçarja tha se, duke parë prapa, kishte pasur simptoma përpara se të diagnostikohej zyrtarisht, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në ekstremitetet, mungesë ekuilibri. Në atë kohë, ajo po xhironte sezonin e tretë të “Dead to Me”, dramën e Netflix ku ajo luan përballë Linda Cardellini. Thuhet se prodhimi u mbyll për pesë muaj në mënyrë që ajo të mund të fillonte trajtimin.

Applegate tha se ajo gjeti kohë për t’u pikëlluar dhe përpunuar humbjen e asaj pjese që ishte e saja. Por ajo shtoi se:

Kjo nuk do të thotë se jam në paqe me sëmundjen time. Pranimi? Jo. Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë. Jam e inatosur.

“Dead to Me” thuhet se menduan ta mbyllnin përgjithmonë shfaqjen, por Applegate këmbënguli të kthehej, duke thënë:

Ne do ta bëjmë atë, por do ta bëjmë sipas kushteve të mia.

Me afrimin e premierës së sezonit të ri, më 17 nëntor, aktorja po bëhet gati të rikthehet në sy të publikut.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE