Tetë ditë nga protesta e 12 nëntorit, Berisha zbulon skenaret!

vovalbania November 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tetë ditë nga protesta e 12 nëntorit, Berisha zbulon skenaret!

Tetë ditë para protestës kombëtare që Partia Demokratike ka thirrur në Tiranë para kryeministrisë, Sali Berisha foli për skenarët e mundshme të zhvillimit të saj.

“Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike”, u shpeh ai.

Kryedemokrati foli për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se cilën palë do të njohë KQZ.

“Ka një vendim gjykate ku ai ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon dhe vendimet e PD. Gjithçka është e ligjshme. E paligjshme është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD. PD ka të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrën e merituar”, theksoi kryedemokrati.

Gjatë këtij komunikimi me gazetarët, Sali Berisha foli edhe për debatin që ka prodhuar largimi i shqiptarëve me gomone në Angli, duke ftuar qeverinë britanike që të hetojë shkaqet që i shtyjnë ata të largohen nga vendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE