“E rrahën pas batutave ofenduese, flet Albano Bogdo dhe zbulon se çfarë ndodhi në Shkodër

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E rrahën pas batutave ofenduese, flet Albano Bogdo dhe zbulon se çfarë ndodhi në Shkodër

Komediani Albano Bogdo ka folur për të herë të parë rreth dhe incidenti të pretenduar në Shkodër ku thuhej se aktori ishte rrahur pas disa batutave të bëra për Rozafën. Bogdo ka mohuar zërat dhe ka treguar sesi qëndron e vërteta e lajmit që mbushi mediat rozë për ditë me radhë. I ftuar në ‘Glamour Zone’ Bogo tha se atë ditë të gjithë kanë qeshur shumë dhe se ai nuk ka bërë asnjë batutë për Rozafën. Ndërsa shtoi me batutë se po ta kishte rrahur njeri do ishte marrë vesh pasi ai nuk do rrinte pa bërë asgjë.

Albano Bogdo: Nuk ndodhi asgjë. Nuk bëra asnjë batutë për Rozafën.

Ester Bylyku: Pra, ti nuk bëre batuta që ata të ofendoheshin?

Albano Bogdo: Kam bërë batuta dhe ata qeshën me lot. Aty ka qenë dhe një television lokal në Shkodër që filmoi të gjithë stand-up. Nuk e kuptoj ku më paskan rrahur. Por të siguroj Ester, që nëse do më rrihte njeri do ta dije, sepse unë nuk rri pa bërë asgjë nëse një njeri tenton të më godas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50577 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE