Papagalli i merr kufjen që kishte në vesh gazetarit i cili po raportonte ‘live’!

vovalbania November 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Papagalli i merr kufjen që kishte në vesh gazetarit i cili po raportonte ‘live’!

Së fundmi, një gazetar është përballur me një situatë të pakëndshme teksa po raportonte live. Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një vjedhje të shtëpisë kur një papagall iu ul mbi shpatulla dhe i mori kufjen që kishte në vesh. Ndërkaq, gazetari u shpreh për këtë situatë të pazakontë se:

Sapo më mori kufjen. Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë. Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte. Më duhej të vazhdoja të flisja sepse ishim në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Pikërisht në momentin kur sigurohem që kameramani e ka parë papagallin, më merr kufjen. Nuk ishte diçka që doja të komentoja në atë moment, sepse kishim të bënim me një temë të ndjeshme që ishte një vjedhje në banesë dhe e konsiderova si gjënë e duhur vazhdimin transmetimit. 

Rikujtojmë, se raportimi i një gazetareje nga Florida për uraganin Ian, u bë objekt komentesh në Twitter, për shkak të pamjes së çuditshme të mikrofonit që ajo mbante. Kayla Gayler e NBC2 po mbulonte lajmet më të fundit mbi fenomenin e motit nga një parking në Fort Myers, Florida, kur kamera kapi mikrofonin e saj të mbuluar nga një prezervativ.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48572 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE