Kievi pa energji elektrike, gati opsioni i evakuimit të plotë!

vovalbania November 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kievi pa energji elektrike, gati opsioni i evakuimit të plotë!

New York Times raporton se Kievi po bëhet gati për evakuim të plotë, nëse plotësisht mbetet pa energji elektrike.

Fjala është për qytetin prej 3 milionë banorëve, e tashmë ekziston plani i plotë për këtë opsion të pabesueshëm, transmeton Telegrafi.

Nga bombardimet ruse tashmë është shkatërruar rreth 40 për qind e infrastrukturës energjetike.

 “Nëse Rusia vazhdon me këso sulmesh, është e qartë se mund të mbesim plotësisht pa energji elektrike”, tha Roman Tkachuk, zyrtarë i lartë i qeverisë ukrainase.

Nëpunësve të këtij qyteti i është bërë e ditur se do të kishin rreth 12 orë kohë që përgatiten për largim.

Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe objektiva civile në Ukrainën juglindore. Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarë ukrainas, ndërsa pas dëmtimit masiv në rrjetin elektrik, si pasojë e këtij sulmi, miliona ukrainas mbetën pa energji elektrike. Kjo e shtyu presidentin Volodymyr Zelensky që të akuzojë Moskën për “terrorizëm energjetik”.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës shkatërroi tetë dronë Shahed-136 në rajonin jugor të Nikopolit, ndërsa trupat ruse goditën katër vendbanime në të njëjtin distrikt me raketa Grad e zjarr artilerie. Gjithashtu dëmtuan një tubacion gazi e një linjë energjie, përveçse shkatërruan disa objekte banimi.

Zelensky u shpreh:

Më shumë se 10 për qind e popullsisë së paraluftës në Ukrainë ose 4.5 milion banorë, kanë mbetur përkohësisht pa energji elektrike për shkak të sulmeve ruse.

Vetë fakti që Rusia po përdor terrorizmin energjetik, tregon dobësinë e armikut tonë. Ata nuk mund ta mundin Ukrainën në fushëbetejë, kështu që ata përpiqen të thyejnë popullin tonë në këtë mënyrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE