Kiara Tito reagon pas deklaratës së Butrint Imerit: Si nuk paska qenë serjoze?

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara Tito reagon pas deklaratës së Butrint Imerit: Si nuk paska qenë serjoze?

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë një ndër dyshet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Ndonëse ata nuk e kanë pranuar asnjëherë publikisht se kanë pasur një lidhje, për arsyet e ndarjes nuk nguruan të shpreheshin.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtari tha në “Zemër Luana” se nuk ka patur një arsye, por secili vendosi të ndjekë rrugën e tij: “Nuk ka pasur arsye. Ajo (Kiara) në rrugën e vet, unë në rrugën time!”.

Ndërsa sot Kiara e ftuar me gjyshen e saj, te “Rudina”, i ktheu përgjigje. Moderatorja e pyeti gjyshen e Titos nëse i vinte keq që ajo dhe Butrinti i kishin dhënë fund miqësisë së tyre, ajo tha: “Miq kanë qenë… Nuk pati ndonjë lidhje që ta kishte serioze”.

Por reagimi i Kiarës ishte i menjëhershëm: “Si nuk paska qenë serioze?” Ndërsa më tej shtoi: “Ideja është që nëse ndërton një marrëdhënie, unë të paktën kështu e kam, nisem me dëshirën më të mirë, pra për një raport serioz, ndoshta serioze është fjalë e madhe, por një marrëdhënie normale. Rrugës mund të ndodhë gjithçka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE