Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin drastik në ‘look’!

vovalbania November 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin drastik në ‘look’!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh Xhensila vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.

Vetëm pak më parë Xhensila me anë të një video të postuar në Instastory na ka treguar se mesa duket ka vendosur të bëj një ndryshim drastik në ‘look’, duke i kthyer flokët e saj në gërsheta të vogla. Nuk e dimë nëse ky ndryshim është vetëm për xhirimet e klipit të këngës së re, që vet ajo e ka lajmëruar disa ditë më parë apo mos ndoshta ka vendosur që të jetë një ‘look’ për përditshmërinë e saj.

Së fundmi me anë të një postimi në Instastory Xhensila na ka treguar se po përgatit një surprizë të re për adhuruesit e muzikës së saj. Bukuroshja ka postuar pamje nga një studio muzikore, duke na treguar kështu se po punon për një projekt të ri muzikor. Nuk e dimë ende nëse këtë herë Xhensila do të vijë me një bashkëpunim apo jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE