E FUNDIT/Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E FUNDIT/Plagoset me thikë kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi

Është plagosur me thikë kryetari bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi. Nga të dhënat paraprake mësohet se kryebashkiaku është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij. Nuk dihen as shkaqet apo rrethanat e plagosjes më thikë të kryebashkiakut socialist të Divjakës.

Ngjarja e rëndë është shënuar pas një sherri në poliklinikën e Divjakës .Më herët, Kokoneshi është dhunuar nga një i ri në mes të qytetit. Kujtojmë se ka qenë vetë Kokoneshi ai që ka denoncuar në polici për 32-vjeçarin Dritan Sterkaj.

Fredi Kokoneshi, 54 vjeç, ka kallëzuar në polici duke thënë se është goditur me grushte dhe është ofenduar për shkak të detyrës nga 32-vjeçari. Autori nuk është ndaluar ende nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48865 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE