La mandatin e deputetes, Lori Hoxha zbulon projektin e Grida Dumës në televizion

vovalbania November 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
La mandatin e deputetes, Lori Hoxha zbulon projektin e Grida Dumës në televizion

Tre ditë më parë, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes, duke u larguar kështu nga jeta aktive politike. Tashmë ish-ligjvënësen demokrate nuk do ta shohim më në Parlament,  por në televizion duke drejtuar një emision.

Grida Duma do të jetë moderatorë e emisionit “Top Story” në Top Channel. Ky lajm është konfirmuar nga  Lori Hoxha e cila zbuloi se Duma do të jetë pjesë e këtij grupi mediatik. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Hoxha ka zbuluar dhe ditën se kur do të startojë emisioni. “Të hënën”- shkroi ajo.

Kujtojmë që Grida Duma ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ka qenë edhe drejtuese e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale në Kuvendin e Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE