Spartak Ngjela ‘sulmon’ Berishën dhe zbardh prapaskenat e protestës së opozitës

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spartak Ngjela ‘sulmon’ Berishën dhe zbardh prapaskenat e protestës së opozitës

Protesta e thirrur nga Sali Berisha ishte për t’i dhënë mesazh amerikanëve se ka forcë pasi i druhet ekstradimit se është i shpallur ‘non grata’ dhe përballet me akuza të rënda. Kështu tha avokati Spartak Ngjela në një intervistë në një emision televiziv, duke shtuar se numri i protestuesve nuk ishte aq i lartë pasi nuk arrinin as te Ura e Lanës.

Gjithashtu shton se Berisha është i dështuar, por Edi Rama e do. Sipas Ngjelës, kryeministri flet kundër tij vetëm se detyrohet nga ndërkombëtarët.

“Ju mendoni se mund të vijë në pushtet në një vend ku 97% të shqiptarëve janë pro amerikanë? Me 33 mijë vota do vijë? Është i dështuar. Nuk e ka hallin te votat. Ai kërkon t’i thotë amerikanëve që ka forcë e të mos shkojë më tutje se i druhet ekstradimit. Të shohim si do të vijojë. Edi Rama vjen me vota të shqiptarëve, jo të amerikanëve. Edi Rama e do Saliun, ju e keni parë. Edhe herën e fundit që foli kundër Saliut, e detyrua ndërkombëtarët se nuk donte.

Ekzistenca e Saliut i jep votat atij, e shkatërroi PD, e ndau në 2 pjesë. Po të kishte ikur që në 2013 do ishte ndryshe historia e Shqipërisë sot në funksion të së djathtës. Ndërkohë protestuesit nuk arrinin as te Ura e Lanës. Kalova aty”, tha Ngjela.

Po ashtu komenton fjalimin e Berishës para protestuesit duke thënë se nuk do të arrijë askund me fjalë fyese dhe e krahasoi me Enver Hoxhën.

“Këta kujtojnë se fitojnë me fjalë fyese? Nuk bën burri i shtetit fjalime të atilla. Edhe Rama në të njëjtën mënyrë. Çfarë nuk tha. Komplet si Enver Hoxha. Kundërshtarët e tij ose do ishin hajdutë ose vrasës”, tha Ngjela.

Një ditë më parë Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE