Dita e martë fillon me ritme të ngadalta,mësoni parashikimin e yjeve për sot

vovalbania November 15, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dita e martë fillon me ritme të ngadalta,mësoni parashikimin e yjeve për sot

Dashi: Në dashuri nëse jeni vetëm tani nuk doni të angazhoheni dhe po preferoni një dashuri part time. Në punë, megjithatë, shumë telashe të vogla do të ngrenë në krye.

Demi: Në dashuri ekziston mundësia e dialogut, ju që jeni në lidhje keni nevojë të flisni. Në fakt kohët e fundit nuk kanë munguar diskutimet me partnerin/en, duke u kthyer në debate konflikti. Një lajm i mirë vjen në punë, një mik do ju bëjë një propozim.

Binjakët: Në dashuri mund të përjetoni një nxitje dhe tërheqje me Luanin dhe Shigjetarin. Në punë, nëse keni angazhime për të çuar përpara, mos hezitoni dhe nëse është e mundur mbyllni gjithçka deri në 16 nëntor.

Gaforrja: Nuk përjashtohet mundësia e një dashurie me shikim të parë këtë të martë 9 nëntor. Këtë ditë, ndjenjat janë më në fund protagoniste në jetën tuaj. Në punë po vijnë lajme, doni të ndryshoni.

Luani: Disonanca e Venusit dhe Diellit ju ftojnë për të bërë kujdes në raportin në çift, rikuperim do të ketë gjithsesi nga pasditja. Pas datës 16, dritë jeshile për projekte të reja pune.

Virgjëresha: Dita e martë fillon me ritme të ngadalta, keni kaq shumë gjëra për të bërë dhe lodhja ndihet edhe në raportin në çift. Në punë, nga ana tjetër, duhet të përfshiheni dhe të bëni diçka të re.

Peshorja: Pasditja e së martës do të jetë më e mirë se mëngjesi, bëni kujdes që të mos nxitoheni për të dalë me vendime. Nëse keni nevojë të flisni me një shef, lini një takim për dy ditët në vazhdim.

Akrepi: Në mëngjes ka shumë tension me partnerin/en, ajo që duhet të bëni është të fashitni sherret. Njohje të reja në punë, lajme interesante po vijnë.

Shigjetari: Kujdes nga polemika të kota, Hëna është më dizavantazh me shenjën tuaj ndaj ju ftoj të bëni kujdes. Në periudhën nga data 17 deri në 30 nëntor, në punë do të keni mundësi të arrini diçka më shumë.

Bricjapi: Në dashuri ka një rikuperim të mirë, shfaqen mundësi për të ndrequr një marrëdhënie. Në punë, nga ana tjetër, nëse keni një aktivitet të pavarur, mund të fitoni diçka më shumë.

Ujori: Në dashuri janë të mundshme zënka të vogla. Në punë, megjithatë, edhe nëse e ardhmja ju shqetëson, përpiquni të jeni të duruar.

Peshqit: Në dashuri, nëse jeni të interesuar për një person të zënë, rruga do të jetë pa pengesa këtë të martë. Nga ana tjetër në punë janë të favorizuar profesionistët e lirë, lajme të reja po shfaqen në horizont.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE