Kongresi Amerikan, republikanët fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kongresi Amerikan, republikanët fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve!

Republikanët siguruan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, duke përgatitur terrenin për dy vjet qeverisjeje të ndarë në kushtet kur Partia Demokrate e presidentit Joe Biden ruajti kontrollin e Senatit. Fitorja u jep mundësinë të frenojnë programin e Biden-it, si dhe të hapin hetime që mund të jenë të dëmshme politikisht për administratën e familjen e Biden-it, megjithëse kjo fitore është shumë larg nga “vala e kuqe” që partia kishte shpresuar.

Parashikimi përfundimtar për fitoren e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas më shumë se një jave numërimi votash, kur organizata Edison Research arriti në përfundimin se republikanët kanë fituar 218 vendet që u duheshin për të kontrolluar Dhomën. Fitorja e republikanëve në distriktin e 27-të të Kongresit në Kaliforni i dha epërsinë partisë.

Udhëheqësi aktual i tyre në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, mund të përballet me një rrugë të vështirë, pasi do t’i duhet ta mbajë grupin e tij të bashkuar për votime kritike, përfshirë buxhetin e qeverisë dhe ushtrisë në një kohë kur ish-presidenti Donald Trump ka shpallur kandidaturën për të marrë edhe një herë Shtëpinë e Bardhë.

Megjithëse humbja e demokratëve paraqet vështirësi për presidentin Biden, ai shtriu dorën e bashkëpunimit, duke përgëzuar republikanët e tha se do të punonte me ta, për të dhënë rezultate për amerikanët.

Populli amerikan do që ne të punojmë për ta. Unë do të punoj me të gjithë, qofshin republikanë apo demokratë, që janë të gatshëm të punojnë me mua, për të dhënë rezultate për ta.

Konservatorët po i qëndrojnë programit të tyre. Ata po përgatiten të ndërmarrin hetime për zyrtarë të administratës së presidentit Biden, si dhe për djalin e presidentit, Hunter, për marrëdhëniet e tij të biznesit me Kinën e vende të tjera, madje vetë presidentin. Në frontin ndërkombëtar, republikanët mund të kërkojnë të pakësojnë ndihmën ushtarake dhe ekonomike të SHBA-ve për Ukrainën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE