Kudo po ‘qarkullon’ lajmi se Jimmy Fallon ka ndërruar jetë, reagon moderatori!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kudo po ‘qarkullon’ lajmi se Jimmy Fallon ka ndërruar jetë, reagon moderatori!

Një hashtag që sugjeronte se moderatori i famshëm Jimmy Fallon kishte ndërruar jetë, u bë viral së fundmi në Twitter. Prezantuesi i “Tonight Show” hyri në Twitter për të sqaruar keqkuptimin dhe për të njoftuar se është shëndoshë e mirë. Madje, ai kërkoi ndihmën e Elon Musk, shefit të ri të Twitter, duke postuar:

Elon, a mund ta rregullosh këtë? #RIPJimmyFallon.

Gone but not forgotten. Rest easy king 🕊🥀
Sept 19, 1974-Nov 15, 2022 #RIPJimmyFallon pic.twitter.com/3HG2HkNSV8

— Eclipse Shade🍥 (@EclipseShade69) November 16, 2022

Fallon kërkoi ndihmën e Musk, por nuk e etiketoi atë dhe nuk mori një përgjigje. Në vend që të ofronte një zgjidhje të menjëhershme, themeluesi i SpaceX iu përgjigj Fallon kështu:

Të rregulloj çfarë? Prisni një sekondë, si ta dimë ne që ju jeni Jimmy!? Thuaj diçka që do ta thoshte vetëm Xhimi i vërtetë…

Elon, can you fix this? #RIPJimmyFallon

— Jimmy Fallon (@jimmyfallon) November 16, 2022

Fallon së fundmi zbuloi se po bashkëpunon me këngëtaren e njohur Jennifer Lopez në librin e tij të ardhshëm për fëmijë. 53-vjeçarja nuk ishte e kënaqur për një këngë me Fallon, por dyshja vendosi të bashkëpunojë për fëmijët e tyre. Sa i përket asaj që fansat mund të presin nga libri, Fallon tha se do të ndihmojë foshnjat në mësimin e spanjishtes.

Ndërsa fansat presin bashkëpunimin e Fallon dhe Lopez, ai do të sjellë dhe një libër tjetër për fëmijë, ‘Nana Loves You More’. Moderatori paralajmëroi se libri të bënë për të qarë, pasi u mëson fëmijëve se, edhe kur gjyshja nuk është më pranë, ju do ta keni atë gjithmonë si pjesë të jetës suaj, nuk do të shpëtoni kurrë prej saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE