Gjashtë sekrete për t’u veshur ngrohtë dhe bukur këtë dimër!

vovalbania November 18, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë sekrete për t’u veshur ngrohtë dhe bukur këtë dimër!

Të gjithë e dimë se është shumë më e lehtë të vishesh trendi në dimër. Por kur vjen çështja tek veshja e shumë shtresave me rroba për të qëndruar ngrohtë, ne kemi kërkuar ndihmën e disa ekspertëve të veshjeve të motit të ftohtë, të cilët na dhanë këshillat e mëposhtme të domosdoshme për t’u veshur në mënyrën e duhur këtë dimër.

1. Vishni materiale prej leshi

Një pulovër e thurur në dimër nga leshi i butë është themelore. Claire French, menaxherja e dizajnit të MR PORTER thotë:

Leshi është një fibër aktive që reagon ndaj temperaturës së trupit tuaj, duke e bërë atë rregulluese të temperaturës, duke e mbajtur të freskët në verë dhe duke bllokuar nxehtësinë në dimër. Ky është një material jashtëzakonisht i rehatshëm dhe i lehtë për t’u veshur dhe mund të kombinohet mjaft mirë me një këmishë poshtë për një pamje me më shumë stil.

2. Vishni shtresat e ndryshme të rrobave si një profesionist

Shtresimi funksionon në mënyrë perfekt për t’ju mbajtur ngrohtë, por mënyra e gabuar e shtresimit mund t’ju bëjë humbisni pamjen e bukur. Drejtori i dizajnit të “The North Face” Darren Shooter thotë:

Në këtë periudhë të vitit, kur jam në qytet, më pëlqen të vesh një triko të leshtë nën një xhaketë, pasi ajo më jep një siluetë më të hollë dhe moderne pa kompromentuar stilin. Nëse i rregulloni shtresat tuaja siç duhet, atëherë jeni gjithmonë në gjendje të qëndroni ngrohtë duke qëndruar të rehatshëm dhe me stil.

Materiali i leshit është rikthyer mjaft në stil vitet e fundit dhe tani ka shumë opsione për një pamje të mirë edhe të ngrohtë. Shooter e vesh bluzën e tij të leshtë nga “North Face” me një xhup të fryrë kur moti është veçanërisht i ftohtë, duke veçuar mos lënë pa përmendur edhe markën “Nuptse” dhe “Parka Himalayan” për një ngrohje ideale në dimër.

3. Zgjidhni me kujdes ngjyrat e rrobave tuaja

Ngjyra mund të mos jetë gjëja e parë që merrni parasysh kur visheni kur keni ftohtë, por sipas mënyrës se si funksionon truri juaj, duhet të jetë. Shakaila Forbes-Bell, një psikologe e modës thotë:

Ngjyrat si e kuqja, portokallia dhe e verdha janë zbuluar se aktivizojnë sistemin nervor, që rrisin presionin e gjakut dhe zgjimin dhe ju bëjnë të ndiheni më vigjilentë. Ka shumë kërkime që thonë se njerëzit në përgjithësi janë më aktivë kur shohin këto ngjyra. Kur ndiheni më të përqendruar, padyshim që do të ndiheni më të ngrohtë, kështu që këto ngjyra duhet të jenë të preferuarat.

4. Shikoni me detaje materialet e xhupave

Shooter punoi me “The North Face” për të krijuar “Thermoball Eco” dhe “Ventrix”, dy lloje të puplave që ai rekomandon për një mot më të freskët. Rezistenca ndaj lagështirës ka rëndësi, siç shpjegon skiatori profesionist Colter Hinchcliffe:

Mbushja me pupla është më e lehtë dhe e ngrohtë, por grumbullohet kur është e lagësht. Një pëlhurë sintetike si “Polartec”, e cila është fibër dhe jo pendë, e mban ngrohtësinë shumë mirë kur është e lagur.

Hinchcliffe preferon më shumë sintetikën, pasi ato nuk kanë nevojë për material shtesë për të mbajtur fibrat brenda. Ai thotë:

Kjo i jep xhaketës një shans shumë më të mirë për t’u ajrosur, kështu që kur jeni duke ecur me të ju nuk do të ndiheni të mbytur nga i nxehti.

5. Ndjeni ngrohtësinë e nostalgjisë

Një tjetër nga mashtrimet psikologjike të “Forbes-Bell” përfshin një udhëtim në kohë për të hequr mendjen nga i ftohti. Një studim që ajo citon nga “Universiteti i Southampton” i vendosi njerëzit në një mjedis të ftohtë ku disa prej pjesëmarrësve iu tha të mbanin revista nostalgjie. Rezultatet treguan qartë se grupi që u angazhua në të menduarit nostalgjik ndihej më i ngrohtë fizikisht dhe nuk e ndjeu aq shumë të ftohtin. Me fjalë të tjera, nëse të menduarit për pallton që keni veshur kur ishit pesë vjeç ju bën të ndiheni të ngrohtë nga brenda, tani mund të jetë koha e përkryer për ta rifutur atë në gardërobën tuaj.

6. Ndryshoni shpesh çorapet tuaja

Nuk është e pazakontë të ndjeni të ftohtin fillimisht në këmbët tuaja dhe ka një arsye për këtë. Eksperti i natyrës Drew Hansen tha për “The Guardian”:

Këmbët tuaja prodhojnë më shumë lagështi se çdo pikë në trupin tuaj. Ai sugjeroi që të ndërroheshin çorapet e pambukut me ato të leshtat, të cilat janë më të mira për të hequr djersën. Por edhe alpinistët që përdorin çorape leshi, i ndërrojnë ato disa herë në ditë edhe para gjumit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE