Mbi 500 banesa nën ujë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës/Devijon lëvizja te Harku i Bërdicës!

vovalbania November 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 500 banesa nën ujë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës/Devijon lëvizja te Harku i Bërdicës!

Nga shirat e dendur të orëve të fundit raportohen 515 banesa që janë nën ujë në tre qarqe: Shkodër, Lezhë e Durrës. Në aksin Shkodër-Tiranë u ndërpre qarkullimi te Harku i Bërdicës, pasi uji arrin deri në rreth 50 cm. Devijimi i makinave bëhet në rrugën e Gurit të Zi. Në Malësi të Madhe, moti i keq i mori jetën një fëmije dhe babait të tij. Makina e tyre u përfshi dje nga rrjedha e përroit në Grykë Lugje të Shkrelit.  Lumi Gjadër në Lezhë e Ishmi në Fushë-Krujë dolën nga shtrati. Ujërat kanë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH bën të ditur se po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin.

Sipas të dhënave të orës 10:00, prurjet natyrore totale në kaskadë janë 2895 m3/s, ndërsa shkarkimet nga porta e HEC-it të Vaut të Dejës, 1000 m3/s.

Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur 271.42 mmnd, në Koman 173.62 mmnd dhe në Vaun e Dejës 75.40 mmnd.

Prodhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në aksin rrugor Tamarë-Vermosh dhe në atë Qafë Thore-Theth kanë nisur reshje bore. Sipas ARRSH-së, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin. Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bërdicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

ARRSH informon se kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Po ashtu apelon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, të ulin shpejtësinë dhe respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE