Tërmet me magnitudë 5.9 në Turqi, 50 të plagosur!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tërmet me magnitudë 5.9 në Turqi, 50 të plagosur!

Dridhet toka në Turqi, 50 të plagosur nga një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter, në thellësinë nga 2 në 10 kilometra. Lëkundja kishte epiqendër qytetin Golkaya, në provincën Duzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit. Po ashtu u ndje në Stamboll, si edhe në kryeqytetin turk Ankara.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi bëri të ditur se për shkaqe sigurie u ndërpre edhe energjia elektrike.
Turqia shtrihet pranë pllakave tektonike e goditet nga tërmetet, në mënyrë të vazhdueshme. Tërmeti më vdekjeprurës i 30 viteve të fundit është ai i 1999-ës, që shkaktoi rreth 17 mijë viktima.

Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N

— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022

Tërmeti 5.9 Rihter, pas 20 minutave u pasua nga një tjetër me magnitudë 4.7, siç raportojnë burme nga terreni. Sa i përket të lënduarve, 37 janë në Duzce, një në Stamboll, 6 në Zonguldak, një në Sakarya në brigjet e Detit të Zi, si dhe një Bolu, në juglindje.

Pamje nga Duzce tregojnë njerëzit e shumë që zgjodhën të kalojnë natën jashtë, të mbështjellë me batanije e që qëndronin rreth zjarreve për t’u ngrohur, për shkak të temperaturave të ulëta në zonë.

Godina e gjykatës së Duzces është mes tetë objekteve të dëmtuara në zonë nga tërmeti. Në të njëjtën zonë humbën jetën 845 vetë nga pasojat e lëkundjes shkatërrimtare të 23 viteve më parë ku 80% e godinave pësuan dëmtime dhe për këtë arsye u riparuan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE