Dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Itali, 200 familje të evakuuara

vovalbania November 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Itali, 200 familje të evakuuara

Dhjetëra persona, mes tyre edhe 3 fëmijë rezultojnë të zhdukur në ishullin italian Ischia, pasi vendi u përfshi nga reshjet e dendura të shiut, çka shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje katastrofike të dherave.

Mediat italiane raportojnë se qindra banesa janë përmbytur, ndërsa 10 banesa janë shkatërruar.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini më herët u shpreh në media se 8 persona kanë humbur jetën, por nuk u konfirmua nga autoritetet e tjera.

Qindra njerëz janë bllokuar në pjesë të izoluara të ishullit dhe kryetari i bashkisë u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Edhe forcat e zjarrfikësve e kanë patur të vështirë të shkojnë në ishull për shkak të stuhisë.

Të paktën 200 familje janë detyruar të evakuuohen ndërsa në shtetin fqinj ka nisur debati nëse në rajon duhet të shpallet gjendja e emergjencës. Ischia është një ishull vullkanik në Gjirin e Napolit dhe është i njohur për ujërat termale të pasura me minerale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE