Shqiptarët kriminelë?, Dua Lipa: Ta ndryshojmë këtë stigmë, të pranohemi si rezidentë në çdo vend ku jetojmë

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptarët kriminelë?, Dua Lipa: Ta ndryshojmë këtë stigmë, të pranohemi si rezidentë në çdo vend ku jetojmë

Edhe pse sot vjen në Shqipëri për një ditë të shënuar, për Pavarësinë e Shqipërisë, Dua Lipa është pyetur për situatën me emigrantët shqiptarë që po kthehen në problem në Britaninë e Madhe por edhe në vende të tjera. Dua Lipa e ka cilësuar si një fatkeqësi të madhe mënyrën se si shihen emigrantët në sytë e politikanëve.

Dua theksoi se është e nevojshme që të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë.

“Një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndueshme, mendoj që kemi nevojë me luftuar ksenofobinë në botë, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë të çdo vendi ku jetojmë”, tha Dua.

Dua Lipa, në konferencën që po jep për mediat ka folur edhe pë hartën e trojeve etnike shqiptare që postoi disakohë më parë, e cila solli reagimin e serbëve. E pyetur nga gazetarët për këtë Dua tha:

“Secilën gjë që postoj e mendoj përpara se ta bëj. Arsyetimi im është se e kam pas bërë në fillim. Nuk ka qenë për fare nacionalizmi apo kurrgjë. Ka qenë me rëndësi që njerëzit të dinë se ne kemi kulturën tonë, ne kemi të drejtë me qenë krenarë, me qenë shqiptare.

Ka shumë njerëz që thonë se na nuk jemi kush jemi dhe e kam pasur një ndjesi me e shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Ai ka qenë i vetmi mendim që kam pasur në kokë se kam bërë me fyer dikë apo me nisur një farë debati.”, tha Dua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE