Droga tanimë një tundim i fortë edhe për njerëzit fetarë, pezullohen katër murgj!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Droga tanimë një tundim i fortë edhe për njerëzit fetarë, pezullohen katër murgj!

Banorët e rajonit të Bung Sam Phan në Tajlandë nuk do të mund të celebrojnë ritet e tyre budiste për një kohë të papërcaktuar sepse murgjit që ushtronin aty kanë rezultuar të gjithë pozitivë në testin kundër drogave të forta. Janë katër murgjit e pezulluar, të cilët nuk janë arrestuar, sepse diçka e tillë nuk parashikohet në vendin aziatik, por janë dërguar të gjithë në një klinikë për dezintoksikimin e tyre.

Nuk dihen ende arsyet pse murgjit budistë, të njohur për disiplinën e tyre, kanë vendosur të rrezikojnë gjithçka duke krijuar varësi ndaj drogave, por shkaku mund të imagjinohet. Tajlanda po shndërrohet në vitet e fundit në një vend që gjithmonë e më shumë po merr formën e një pikë kalimi strategjike për trafikun e drogës, veçanërisht të sasive të mëdha të metanfetaminës që vjen nga Mjanmari. Sasia është e tillë që në tregun lokal një kokërr metanfetamine kushton rreth 20 baht, monedha lokale, rreth 60 lekë. Me sa duket, një tundim tepër i fortë edhe për njerëzit fetarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE