Lajmi i zi ‘pushton’ botën e futbollit/ Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë në fushën e blertë futbollisti shqiptar

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lajmi i zi ‘pushton’ botën e futbollit/ Pësoi arrest kardiak, ndërron jetë në fushën e blertë futbollisti shqiptar

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur sot lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të të riut Erion Kajtazi, futbollist i përfaqësueseve të moshave të Kosovës. Në një komunikatë për shtyp, ajo ka bërë të ditur se lojtari i FC Trepça ’89 kishte pësuar atak kardiak gjatë një ndeshje të luajtur sot.

Lajmi i zi ‘pushton’ botën e futbollit/ Pësoi arrest

Federata e Futbollit e Kosovës me pikëllim të madh e njofton opinionin se sot pas një sulmi kardiak ka ndërruar jetë futbollisti i FC Trepça ’89 dhe njëherësh anëtari i ekipeve kombëtare të Kosovës, Erion Kajtazi.

Talenti i madh i futbollit kosovar ka qenë duke luajtur në ndeshjen A&N – Trepça’89, në kuadër të Superligës në kategorinë e juniorëve, kur në një moment ka rënë pa vetëdije në fushë. Stafet mjekësore të të dyja klubeve kanë intervenuar me shpejtësi për t’i ofruar ndihmë dhe më pas me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren. Megjithatë, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve, Erioni nuk ka dhënë shenja jete dhe është konstatuar vdekja e tij nga ataku kardiak.

Federata e Futbollit e Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kajtazi, FC “Trepça’89” dhe tërë komunitetit të futbollit për vdekjen e parakohshme të Erionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE