IKMT i hedh në erë resortin, Hysenbelliu zbulon debatin me Ramën dhe ish-ministrin

vovalbania December 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
IKMT i hedh në erë resortin, Hysenbelliu zbulon debatin me Ramën dhe ish-ministrin

Pronari i “Prestige Resort”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar pas shembjes së hotelit në Durrës.

Në një lidhje direkte nga SHBA-ja ai u shpreh se Rama bëri një zgjedhje ekstreme dhe se gjithçka po e bën për ta mposhtur atë.

Më tej Hysenbelliu shprehet se ka debatuar edhe më herët me Ramën edhe në prezencë të ish-ministrit Arben Ahmetaj lidhur me vizionin dhe mënyrën se si i ndërmerr veprimet.

“E njoh shumë mirë trurin e Ramës. Kemi qëndruar së bashku. Në këtë proces që ai kishte zgjedhur, që bëri një zgjedhje ekstreme, ishte personale. Fëmijët e mi janë shkolluar në Londër dhe i ktheva këtu. Nuk kam folur edhe për shkak të investitorëve, nga Saranda në Tropojë. Ne nuk i kemi raportuar këto kronika për të respektuar mundin dhe djersën e tyre. Kështu që këtë veprim që bëri sot, nuk do të thotë që më demoralizon, përkundrazi kam provuar edhe në ’97, humba shumë në ’97. Ky veprim që ka bërë kryeministri i vendit tim, tregon se ai ka preference, ai ka neveri për arkitektë shqiptarë. E di shumë mirë jetën e tij, historinë e tij, edhe shqiptarët i dinë. Kjo tregon pse emigrimi është i pamasë dhe shkojnë në Angli. Ku fëmijët e shumë nënave thonë që më mirë atje pa bukë sesa në vendin tonë. Kjo tregon aftësinë e Edi Ramës dhe vizionin. Unë kam diskutuar me Ramën, ka qenë dhe Arben Ahmetaj dhe kemi bërë debat.

Fëmijët e mi erdhën këtu, kanë marrë një vendim, ata duan të investojnë së bashku me mua, por unë u them fëmijëve të mi të ikin që këtu, sepse me një njeri të tillë nuk çohet përpara.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE