Gratë më të fuqishme në botë për vitin 2022, kryeson Ursula von der Leyen!

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gratë më të fuqishme në botë për vitin 2022, kryeson Ursula von der Leyen!

Në vendin e parë në renditjen e 100 grave më me ndikim në politikë, për rolin e saj gjatë luftës në Ukrainë dhe për menaxhimin e pandemisë koronavirus është presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Revista amerikane “The Forbes” publikoi këtë renditje të grave më të fuqishme në politikë për vitin që po lemë pas. Për numrin një të KE-së, thuhet:

Ndikimi i saj është unik, asnjë grua tjetër, në renditje, nuk ka udhëhequr një politikë në emër të 450 milion banorëve.

Giorgia Meloni është gruaja e shtatë më e fuqishme në botë sipas renditjes së “Grave më të fuqishme në politikë në 2022” të hartuar nga “The Forbes”. Po ashtu, kryeministrja rezulton e vetmja italiane në listë.

Si liderja e qeverisë së ekstremit të djathtë të Italisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Meloni është një figurë kontroverse, e ardhmja politike e së cilës mbetet e pasigurt. Pavarësisht kësaj, suksesi i saj përfaqëson një arritje për lidershipin femëror, qoftë edhe vetëm sepse ajo është e vetmja grua që udhëheq një vend të G20-s.

Ndër 10 gratë më me ndikim, në vendin e dytë është renditur presidentja e BQE-së Christine Lagarde, në vendin e tretë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris dhe në vendin e katërt CEO e “General Motors”, Mary Barra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE