Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, arrestohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj!

vovalbania December 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, arrestohet pas dy vitesh në arrati Daniel Pepaj!

Akuzohet për vrasje të dyfishtë në 2020, vihet në pranga 27-vjeçari i i dentifikuar si Daniel Pepaj.

Njoftimi policisë:

Malësi e Madhe/ShkodërFinalizohet operacioni policor i koduar “Vrith”, për kapjen e një personi në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vihet në pranga 27-vjeçari, për vrasje të dyfishtë me armë zjarri.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Shkodër, ndaluan shtetasin:

-D. P, 27 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

27-vjeçari dyshohet se në fshatin Vrith, më datë 03.10.2020, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit V. Ç. dhe K. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE