Gert Shehu ‘fal’ truprojat e Berishës, kërkon që të mos ndiqen penalisht!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gert Shehu ‘fal’ truprojat e Berishës, kërkon që të mos ndiqen penalisht!

Agresori i Sali Berishës, Gert Shehu ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat e kreut të PD-së.

Këtë deklaratë e riu e ka bërë gjatë marrjes në pyetje, teksa do i jepej masa e sigurisë.

Ata rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë me dashje ose dëmtime të tjera me dashje.

Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj Gert Shehut, ku gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 31-vjeçarin.

Avokati Ervis Lila u shpreh për mediat se Shehu flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme. Ndër të tjera, avokati nënvizoi se duhet bëri akti i epskertimit në mënyrë të zgjeruar.

Gert Shehu akuzohet nga autoritetet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Nëna e të riut ka mohuar kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.

Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për ç’rregullim bipolar, gjë që u konfirmua edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50295 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE