Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu tregon vendimin që ka marrë për dhunuesit e tij

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu tregon vendimin që ka marrë për dhunuesit e tij

Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Mësohet  se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën.

Shehu është lënë në burg nga Gjykata, ndërsa masa e sigurisë i është dhënë në ambientet e spitalit të Traumës. 31-vjeçari prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

 

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma.

Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. Ndërsa ka theksuar se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE