Skandali i korrupsionit/ Hetuesit ‘bastisin’ sërish zyrat e Parlamentit Europian, sekuestrohet kompjuteri i një zyrtari!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skandali i korrupsionit/ Hetuesit ‘bastisin’ sërish zyrat e Parlamentit Europian, sekuestrohet kompjuteri i një zyrtari!

Bastisje të reja u kryen të martën e sotme në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg me rastin e skandalit të ‘Katar Gate’ ku dyshohet se janë përfshirë disa prej zyrtarëve më të lartë.

Zyra e Mychelle Rieu, një zyrtari që punon në nënkomisionin e parlamentit për të drejtat e njeriut, u kontrollua nga hetuesit, ndërsa bëhet me dije se është sekuestruar edhe një kompjuter. Ndërkohë ish nënpresidentja e PE, Eva Kaili ndodhet në paraburgim dhe paraditen e së mërkurës pritet të dalë para hetuesisë për të vendosur nëse do të qëndrojë në burg apo do të lirohet.

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përfshirjen në një skandal të korrupsionit në Parlamentin Europian që përfshin Katarin, vendin mikpritës të Kupës së Botës.

“Eva Kaili deklaron pafajësinë e saj dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me ryshfet nga Katari,” tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos, për mediat greke.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar pasi hetuesit belgë gjetën 1.5 milion euro (1.3 milion £) në dy shtëpi dhe një valixhe në Bruksel.

Eurodeputetët votuan me 625 vota pro për ta shkarkuar Eva Kailin nga posti i nënpresidentes së Parlamentit Europian. Pres e parlamentit Roberta Metsola ka folur për “ditë të vështira për demokracinë evropiane”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE