Në këtë vend do të ndërtohet kulla më e madhe e krijuar ndonjëherë nga njeriu!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në këtë vend do të ndërtohet kulla më e madhe e krijuar ndonjëherë nga njeriu!

Arabia Saudite po synon të ndërtojë një qiellgërvishtës gjigant, i cili nëse do të realizohej do të ishte struktura më e madhe e krijuar ndonjëherë nga njeriu në të gjitha kohërat. “The Sun” shkruan se planet janë për ndërtimin e një kulle 2 mijë metra të lartë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Kjo struktura është parashikuar të kushtojë rreth 5 miliardë dollarë. Kjo godinë do të “eklipsonte” të gjitha godinat e tjera të larta në botë, pasi do të ishte rreth 1200 metra më e lartë se Burj Khalifa i Dubait, që është edhe ndërtesa më e lartë në botë. 8 kompani janë ftuar të marrin pjesë në garën për projektin që do të drejtohet nga Fondi i Investimeve Publike (PIF), që merret me projektet e mëdha në Arabinë Saudite dhe drejtohet nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Rikujtojmë, se një firmë arkitekturore ka propozuar një projekt interesant. Është fjala për një pikë referimi të gjelbër që shërben si një “metropol i vazhdueshëm” rreth Burj Khalifa. I quajtur “Rrethi i Qendrës së qytetit”, projekti përbëhet nga dy unaza të ndërlidhura që do të strehojnë hapësira rezidenciale, publike, tregtare dhe kulturore.

Ndërkaq, dy qiellgërvishtësit futuristikë, gati 500 metra të lartë, pritet të ndërtohen në shkretëtirën e Detit të Kuq, në Arabinë Saudite. Ndërtesat supozohet të shkojnë paralel me njëra-tjetrën në një gjatësi prej 170 kilometrash dhe do të strehojnë deri në pesë milionë njerëz. Qiellgërvishtësit do të jenë më të lartë se Empire State Building dhe e gjithë struktura e tyre është planifikuar të jetë e mbushur me pasqyra, për të reflektuar bukuritë natyrore përreth.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE