Ndërtuesit u ankuan në Kushtetuese, Rama: Të shkojnë edhe në Hagë, pallatet me shkelje do të prishen!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndërtuesit u ankuan në Kushtetuese, Rama: Të shkojnë edhe në Hagë, pallatet me shkelje do të prishen!

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese të Shoqatës së Ndërtuesve për prishjen e ndërtimeve pa leje. Shefi i qeverisë siguroi se pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik.

Shoqata e Ndërtuesve qenka ankuar në Gjykatën Kushtetuese pse po goditen rëndë pallatet me shkelje të lejeve të ndërtimit! Le të shkojnë edhe në Hagë ose në hënë po të duan, po pallatet me shkelje do prishen ose do konfiskohen për interes publik prandaj uroj që Gjykata Kushtetuese të mos lajthisë!

Prej disa muajsh, qeveria ka nisur aksionin për sekuestrimin e objekteve që kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, duke shkelur numrin e metrave apo janë tërësisht pa leje. Këto ndërtime, siç ka deklaruar vetë Rama kohë më parë, do të konfiskohen për interes publik ose do të shemben.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE