Ofendoi fansen në koncert, Capital T ka një shpjegim për këtë!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ofendoi fansen në koncert, Capital T ka një shpjegim për këtë!

Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.

Së fundmi kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur Kapo ishte duke performuar, por që ai e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të. Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.

Më fal herën tjetër nëse vjen në koncertin tim, të kam borxh një përqafim

Së fundmi Capital T ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij javën e kaluar, mbrëmjen kur Zvicra ka skualifikuar nga Botërori Serbinë. E atë ditë Kapo ka festuar me fansat e tij, duke kënduar shqip në Zyrich dhe duke përshëndetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54525 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE