“Mund të mos jem një nënë “normale”…”, Loredana na prek të gjithëve me urimin për ditëlindjen e Hanës!

vovalbania December 18, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Mund të mos jem një nënë “normale”…”, Loredana na prek të gjithëve me urimin për ditëlindjen e Hanës!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Ditën e sotme një person shumë i rëndësishëm në jetën e Loredanës feston ditëlindjen dhe është pikërisht vajza e saj, Hana. Vogëlushja mbush sot plot 4 vjeçe dhe urimi publik i reperes për të voglën e saj nuk mund të mungonte. Lori ka postuar një video me disa momente nga jeta e tyre dhe ka shkruar disa fjalë mjaft të veçanta.

Gëzuar ditëlindjen fëmija im! Nuk e di nëse duhet të qaj apo të qesh. Kam brenda një ndjen që nuk mund ta përshkruaj kur përmendet vetëm emri yt. Hana, jeta ime është ndonjë herë është kaq e shëmtuar, vetëm ti mund ta bësh të bukur, vetëm ti je arsyeja e motivimit tim, vetëm ti je arsyeja që jam aq fortë. Zoti ishte kaq i mirë me mua kur linde ti, si e meritova këtë? Mund të mos jem një nënë “normale”, por Hana duhet ta dish që bëj më të mirën të bëj të lumtur, bëj më të mirën të jem mama më e mirë në botë, të dua nuk mjafton. Të dua më shumë se dashuria ohg.. ti je jeta ime fryma ime e gjitha.. nuk mund të jetoj pa ty e kupton? Të lutem qendro gjithmonë me mua.. ti je imja dhe gjithçka unë jam shumë krenare me ty.Të dua përgjithmonë.

Para disa orësh Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi mashkulli misterioz është zbuluar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE