Fotot e djalit të Rihannës bënë xhiron e rrjetit, por cila ishte arsyeja që këngëtarja vendosi t’ja ‘prezantojë’ botës vogëlushin e saj tani?

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fotot e djalit të Rihannës bënë xhiron e rrjetit, por cila ishte arsyeja që këngëtarja vendosi t’ja ‘prezantojë’ botës vogëlushin e saj tani?

Rihanna zbuloi për herë të parë imazhin e djalit të saj 7 muajsh. Këngëtarja publikoi një video të rrallë të vogëlushit në TikTok.

Ylli i popit dhe partneri i saj ASAP Rocky e kishin mbajtur imazhin e fëmijës së tyre larg syrit të publikut gjatë gjithë kësaj kohe.

Mirëpo, artistja 34-vjeçare me famë ndërkombëtare vendosi të prezantojë të birin me fansat e saj dhe ka publikuar një video të tij në makinë por cila ishte arsyeja që pas kaq muajsh këngëtarja ta shfaqë djalin e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi është zbuluar se disa paparacë fotografuan vogëlushin e çifti pa lejen e tyre dhe për këtë arsye Riri vendosi të publikonte fotografitë e djalit të saj përpara se të dilte në të gjitha mediat e tjera.

CEO i “Hollywood Unlocked”, Jason Lee ka publikuar një deklaratë në profilin e tij në Twitter ku shkruante se këngëtarja e telefonoi dhe ia besoi atij publikimin e fotove të djalit.

 “Duke qenë se fotoja e bebushit të A$AP dhe Rihanna doli, më lejoni t’ju shpjegoj si ndodhi. Dje, ajo më mori në FaceTime dhe më tregoi se paparacët i bënë foto pa leje të djalit të saj dhe kishin planifikuar t’i publikonin ato. Kështu që ajo m’i besoi mua publikimin e fotove”– shkroi ai.

“Ajo donte që fotot t’i publikonte një media me ngjyrë, duke qenë se nuk kishte zgjedhje tjetër. Së pari, jam i nderuar që ajo më besoi, por edhe pak i trishtuar që duhet të ndodhte kështu. Do të dojaqë ata të kishin mundësi zgjedhjeje. Por shikoj që (paparacëze) nuk iu intereson kjo gjë”– përfundoi Jason.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49876 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE