I dëmtuar nga tërmeti, në Tiranë nis prishja e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta”!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dëmtuar nga tërmeti, në Tiranë nis prishja e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta”!

Mes kundërshtive të disa banorëve e opozitës, sot nisi prishja e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet. Gjykata e Tiranës mori vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e PD-së, duke i dhënë të drejtë Bashkisë. Më herët, Instituti i Ndërtimit e shpalli “të rrezikshëm” pallatin. Paralajmërimin për rrezikun i përcolli përmes një shkrese.

Bashkia Tiranë iu drejtua Institutit të Ndërtimit, duke i kërkuar rikonfirmim të Oponencës Teknike të kryer nga ky institucion që në vitin 2020.

Në bazë të kërkesës suaj, Nr. 44366 Prot, datë.15.12.2022, protokolluar me tonën me Nr.2212 Prot, datë.16.12.2022, “Kërkesë për rikonfirmim të Oponencës Teknike”, për objektin: “Pallati Nr.4”, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë, ju vëmë në dijeni se: Në mungesë të dokumentacioneve të reja, për këtë objekt, rikonfirmojmë oponencën teknike me Nr. 1924/2 Prot , datë.05.08.2020, të bërë mbi bazën e materialeve të paraqitura nga ana juaj.

Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, u arrit në përfundimin se “Pallati 4, rruga “Mylsym Keta”, Tiranë, duhet të prishet e të ndërtohet e re.

Bashkia Tiranë mori masa për strehimin e familjeve në apartamente të reja. Zgjidhja e dhënë lidhet me strehimin e familjeve në pallatet e reja, të ndërtuara në lagjen “5 Maji”, në kryeqytet. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje duke u zhvendosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49423 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE