Putin dhe Lukashenko takohen në Minsk!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin dhe Lukashenko takohen në Minsk!

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksadër Lukashenko, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime në Minsk.

Ky është udhëtimi i parë i Putinit në më shumë se tre vjet për në Bjellorusi dhe u mbajt në mes të spekulimeve se ai do të tentojë t’i bëjë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës.

Lukashenko i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Para takimit, zyra e Lukashenkos tha se dy zyrtarët do të bisedonin së bashku me ministrat e tyre të Integrimit, ndërkaq zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë spekulimet se Rusia do të kërkojë nga Bjellorusia që të hyjë në luftë kundër Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51050 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE