Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi kancerogjen nga djegia e gomave mbulon gjithë qytetin

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katastrofë mjedisore në Vlorë, tymi kancerogjen nga djegia e gomave mbulon gjithë qytetin

Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi dhe bloza e çliruar nga djegia e gomave në afërsi të portit.

Siç shihet në foto, një sasi e madhe gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.

Për të shuar flakët në vendin e ngjarjes kanë arritur dy makina zjarrfikëse që po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE