E tha e bëri, Elon Musk njofton dorëheqjen e tij si CEO i Twitter!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E tha e bëri, Elon Musk njofton dorëheqjen e tij si CEO i Twitter!

Shefi i Tesla-s Elon Musk ka njoftuar dorëheqjen e tij si administrator i Twitter. Miliarderi ka shkruar nëpërmjet një postimi se:

Do të jap dorëheqjen si CEO sapo të gjej dikë mjaftueshëm budalla për të marrë detyrën.

Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.

— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022

Shefi i Tesla-s më pas nënvizoi se sapo të largohet nga detyra do të drejtojë skuadrat për softuerin dhe serverët e platformës sociale. Miliarderi i teknologjisë përmbushi premtimin e tij ndaj ndjekësve për të respektuar rezultatin e sondazhit, në të cilin 57.5% e tyre votuan “po” në favor të dorëheqjes kundrejt 42.5% që e dëshironin ende atë në krye.

Por kush do të marrë detyrën pas Elon Musk? Sipas disa spekulimeve të raportuara nga ‘Financial Times’, një nga kandidatët idealë do të ishte Sheryl Sandberg, ish-shefi operativ i Metës që e shndërroi kompaninë në një gjigant reklamash digjitale. Një tjetër emër është ai i Sarah Friar, CEO i Nextdoor, ish-drejtoreshë financiare e kompanisë së pagesave Block, e krijuar nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey.

Rikujtojmë, se reperi Snoop Dogg postoi së fundmi një sondazh të tijin duke i pyetur fansat se: “A duhet të drejtoj Twitter?” Në më pak se 24 orë, u regjistruan mbi 2.3 milionë përgjigje të përdoruesve. 81% ose afërsisht 1.7 milionë përdorues votuan se artisti duhet të jetë CEO i ri. Edhe pse postimi i Snoop-it ishte jo serioze, një numër përdoruesish ishin entuziastë për mundësinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE