Flamur Noka përjashtohet nga seanca parlamentare, Nikolla: Është turp për shikuesit!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flamur Noka përjashtohet nga seanca parlamentare, Nikolla: Është turp për shikuesit!

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përjashtuar nga seanca parlamentare e ditës së sotme.

Ky vendim erdhi pas një sërë debatesh të ‘nxehta’ mes Nikollës dhe Nokës, ku së fundmi ai bllokoi foltoren duke bërë që ministrja Krifca të mbante fjalën e saj nga vendi, teksa deputeti demokrat shkaktonte zhurmë nga foltorja duke përplasur duart.

‘Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren.’– u shpreh Nikolla.

Deputeti demokrat, Flamur Noka nuk ka pranuar të lirojë foltoren e Kuvendit, duke i kërkuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla që t’i jepte vendimin ku ishte vendosur përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD-së. Në të kundërt, Noka tha se do të bënte denoncim ndaj Nikollës.

Noka: Ti zonjë atje je ulur për të respektuar kushtetutën dhe rregulloren. Na kanë zgjedhur demokratët dhe asnjë nga rilindja që ti paske të drejtë të rrotullosh lapsin si të duash. Na e gjej vendimin ku ne jemi shpallur armiq dhe se këta deputetë janë deputetë miq të Edi Ramës. Nuk ka vendim thotë kryetari i grupit tuaj. Ti do shkosh e para për ndjekje penale për shkelje të kushtetutës dhe rregullores.

Nikolla: Nëse ju duhet vendimi i grupit parlamentar, unë ua vë sërish në dispozicion edhe pse njëherë e keni marrë. Nuk është detyra ime të njoh rregulloren tuaj të brendshme por e juaja ta njihni rregulloren e grupit tuaj paralementar që iu ka përjashtuar. Ju gjatë një viti keni vepruar në të njëjtën status quo. Vendimin e grupit e keni në dispozicion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE