Bardhi akuza ministres Ibrahimaj: shërbëtore e oligarkëve, trego e kujt është shtëpia që jeton

vovalbania December 22, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Bardhi akuza ministres Ibrahimaj: shërbëtore e oligarkëve, trego e kujt është shtëpia që jeton

Deputeti demokrat ka ngritur akuza ndaj ministres së Financave, Delina Ibrahimaj duke e cilësuar si shërbëtore të oligarkëve.

“E kujt është shtëpia që jeton ti? Ku ishe më parë. E kujt është shtëpia që jeton zotërote. Shërbëtore e oligarkëve”, tha Bardhi.

Tabaku-Ibrahimaj: Të të vijë turp që ke ardhur nga rruga e je bërë ministre! Askush nga mazhoranca nuk e ka paaftësinë dhe korrupsionin tënd

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar me tone të ashpra ndaj ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

“Kam 12 vite dhe nuk ulem dot në nivelin politik të mjerueshëm të ministres. Të të vijë turp që ke ardh nga rruga dhe je bërë ministre. Sot të ardhurat në buxhetin e shtetin kanë ardhur 5-0% nga faktorë të brendshëm. 300 milionë euro janë marrë nga xhepat e shqiptarëve prej paaftësisë së ministres së ulur aty. Ministrja nuk sheh familjen se e ka mendjen te lista e koncesioneve. Miraton këtu VKM e akte normative, sot është aq e paaftë të flasë për qytetarët sa se kupton që rritja e çmimeve janë në dëm të qytetarëve. Ka 12 muaj ka ndejtur për asgjë dhe sjell një akt normative që do ta zbatoj 10 ditët e fundit. Arrogance reflektohet por nuk është arsye për të treguar se ka fuqinë e një mikrofoni. Ka shumë kolegë që flasin nga mazhoranca por askush nuk ka paaftësinë e korrupsionin tënd”, tha Tabaku.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se inflacioni ka goditur familjet shqiptare. Ajo e quajti inflacioni socialist që ka goditur shtresat e mesme, me rritjen e çmimit të naftës, rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

“Nuk janë familjet, qytetarët, kriza që sot është ulur këmbëkryq në tryezat e qytetarëve. EUROSTA na ka renditur në vendin me të ulët për fuqinë vlerës, të fundit për ët ardhura për frymë, të partë për nivelet e PPP. I kam kërkuar qeverisë të ketë parasysh dy çështje, rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e një borxhi të fshehur që sot po bëhet evident dhe po formalizohet me pagesat për ndërtimin që janë rritur këtë vit. Shqiptarët kanë paguar deri në nëntor 1.2 mld lekë më shumë për produkte që vijnë nga jashtë dhe si përqindje kanë rënë 6.4% më pak. Shporta e ushqimeve po rritet deri në 29% disa produkte. Ky është realiteti shqiptar jashtë shifrave të këtij buxheti, realiteti që përballet me rritjen e çmimeve.

Qeveria nuk ka shpenzuar 40 të të ardhurave, e paaftë të menaxhojë një bushet dhe punon vetëm një muaj në fund të vitit, mbledh të ardhura vetëm 1 muaj në fundvit. Inflacioni socialist të prekë të gjithë shtresat e qytetarëve që ndihen të pambrojtur, shtresat e mesme. Kjo shtresë sot nëpërkëmbet më shumë e që po largohen masivisht nga Shqipëria, rritja e kësteve të kredisë nuk merret parasysh nga asnjë nga politikat. Këstet e kredisë janë rritur dhe familjet shqiptare po përjetojnë një realitet të ri,. Në asnjë vend tjetër sa këtu në Shqipëri”, tha Tabaku.

Përgjigja i erdhi nga ministrja Ibrahimaj e cila tha se opozita e vulës ka ardhur në Kuvend dhe shpik terma të rinj si ‘inflacioni socialist’, ndërsa tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës së Putin.

“Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë inflacioni socialist kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. u desh q të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të putin, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve. Inflacioni është i Putin, nuk është i socialistëve. Inflacioni si Shqipërisë është inflacion që është ndikuar nga politikat e kësaj qeverie. Kemi bërë dy rishikime buxheti dhe kanë qenë në qëllim mbështetjen e shtresave në nevojë. Shifrat tregojnë që kemi rritje të konsumit gjatë 6 mujorit të parë, do vazhdojmë të kemi rritje edhe gjatë fundit të vitit. Jeni mësuar të bëni shpifje dhe me rritjen dhe me nismat e qeverisë. Ju jeni zi dhe shihni vetën terr dhe zi”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj: Kemi inflacionin më të ulët në rajon, 5 mld lekë shtesë për buxhetin e vitit 2022

Ministrja e Ekonomisë, delina Ibrahimaj ka prezantuar sot në Kuvend aktin normativ për shtimin e të ardhurave buxhetore për vitin 2022 me 5 mld lekë. Ibrahimaj tah se fokusi do të jetë blegtorët, rindërtimi dhe sporti.

Ibrahimaj u ndal edhe tek inflacioni duke thënë se në vendin tonë është në nivelin më të ulët krahasuar me rajonin.

“Inflacioni është rreth gjysma e inflacionit të vendeve të rajonit. Falë politikave që kemi ndjekur të mos ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike. Duke sjellë një inflacion më të ulëtin të vendeve të rajonit, ndjeshëm ët të ulët se mesatarja e BE. Konsolidimi fiskal vijon të jetë objektivi themelor. Politika fiskale do të vijojë të synojë një trajektore rënëse të borxhit publik. Ndryshimet kryesore të buxhetit janë në rritje neto të të ardhurave me 5 mld lekë. Lidhen me performancë pozitiv e të ekonomisë shqiptare gjatë këtij vitit, efekt në rritjen e të ardhurave kanë pasur çmimet, aktiviteti ekonomik i shtuar ka ndikuar në rritjen e punësimit. Nga ana e shpenzimeve, ndryshimi konsiston në rritjen me 30.2 mld lekë të shpenzimeve të përgjithshme”, tha Ibrahimaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE