Mitsotakis viziton minoritetin grek në jug: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse

vovalbania December 22, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mitsotakis viziton minoritetin grek në jug: Shqipëria të respektojë të drejtat tuaja! Rama: Pakica kombëtare, urë lidhëse

Ditën e sotme kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zbritur me helikopter në Himarë ku pritet të zhvillojë takime me minoritarët grekë në Finiq dhe Dropull. E ka nisur takimin me përfaqësuesit e minoritetit grek në Himarë ku është shprehur se nëse respektohen të drejtat e tyre të plota mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Nga Himara, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis ka shprehur mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe ka premtuar përmbushje të të drejtave të minoritetit grek në vendin tonë. Duke mos e fshehur entuziazmin për pritjen, ai u betua gjithashtu se do të përmbushë të drejtën e mësimit të gjuhës greke të fëmijëve të minoritetet dhe të drejtat e pronësisë. Në Dervican është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha para përfaqësuesve të minoritetit grek: “Ju premtova që do ua sillja.”

“Sot është një ditë e rrallë për mbarë kombin grek. Mbaj mend shumë të gjallë kujtimin e takim e Mitsotakis në ’91. Dhe jam i nderuar që jam i pari kryeministër që kam vizituar Shqipërinë. Me mua Himara do të ketë jo vetëm një përfaqësues. Unë isha, jam dhe do të mbetem mbështetës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Por duke përmbushur të drejtat tuaja, që rrjedhin nga minoriteti. Qeveria greke do të jetë pranë jush në përmbushje të të drejtave të kombësisë, mësimit në gjuhën greke të fëmijëve tuaj dhe të drejtat tuaja pronësore. Betohem se do t’i mbroj të gjitha të drejtat tuaja”, tha Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke është pritur me entuziazëm nga banorët e Himarës me veshje tradicionale të Epirit të Veriut, muzikë tradicionale dhe flamuj grekë. Gjatë fjalimit të tij, u dëgjuan thirrjet e banorëve: “Greqi, Greqi na mbulo dhe ne!”. Një ditë të madhe për Himarën e ka konsideruar kreu i OMONIA-s Fredi Beleri vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis. Beleri e priti së bashku me Vangjel Dulen, ndërsa mungoi kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Në një prononcim për Report Tv u shpreh se nuk kishte pse të ishte i pranishëm pasi pritjen e organizuan Dule dhe OMONIA.

Sheshi kryesor i Dropullit do mbajë emrin e ish kryeministrit grek, Rama kërkesë ndaj Mitsotakis: Jep fjalën se do vish ta inagurojmë bustin e babait tënd

Kryeministri Edi Rama tha se sheshi kryesor i Dropullit do të merrte emrin e Konstandino Mistotakis, babait të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis i cili po ashtu ka qenë kryeministër i grekëve në fillim të viteve ’90.

Ai nuk kursu batutat teksa i kërkoi Mitsotakis të jepte fjalën se do merrte pjesë në inaugurimin e sheshit kryesor të Dropullit, ku në përvjetorin e vdekjes së Konstandin Mitsotakis do të vendosej edhe busti i këtij të fundit.

“Tani edhe një shtesë, do dëshiroj që ktu para jush kryeministri t’u japë fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë ne kemi përgatitur projektin e rilindjes urbane të gjithë sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij, do të vendoset edhe busti i kryeministrit. Për të merituar një bust në të ardhmen, Kiriako duhet të vijë nja 5 herë këtu. E para duhet të fitojë zgjedhjet njëherë se si mik mund të vijë sa të dojë po nëse nuk do jetë kryeministër, bust nuk ka.

Në përvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu. Kështu që Kiriako jep fjalën që do vish këtu për të inauguruar sheshin, bashkë me mua se unë do jem prapë kryeministër”-tha Rama.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE