“Perlat” e zbuluara së fundmi në Peru habisin shkencëtarët!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Perlat” e zbuluara së fundmi në Peru habisin shkencëtarët!

Gjeoglifet e gdhendura në shkretëtirën Nazca, në Peru, nuk kanë fund. Ndonëse ato njiheshin që në vitet 1500, vijat u “rizbuluan” në fillim të shekullit të kaluar. Që atëherë kërkimet janë intensifikuar herë pas here. Tanimë vijnë të tjera gjetje të reja. Vitin e kaluar, një arkeolog peruan, pas një kërkimi të gjerë, tha se sipas tij shkencëtarët kanë gjetur vetëm 5% të të gjitha linjave të Nazca-s. Disa studiues nga Universiteti Yamagata në Japoni, menduan të mbështesin këtë hipotezë dhe në pak muaj ata dyfishuan numrin e vizatimeve të njohura.

Falë kërkimeve të kryera me dronë në vendin që është një sit i Trashëgimisë Botërore, janë identifikuar 168 gjeoglife të reja, rreth 50 prej të cilëve duket se përshkruajnë figura të ngjashme me ato njerëzore. Një nga ilustrimet humanoid madje duket se ka disa qime në fytyrë. Disa nga modelet e tjera të gdhendura në tokë përfaqësojnë zogj, balena vrasëse, mace dhe gjarpërinj, ndërsa të tjerat duken vija të thjeshta ose modele gjeometrike trapezoidale.

Shumë nga ilustrimet e lashta janë gdhendur në tokë të sheshtë, kështu që kur shihen nga pika të afërta është pothuajse e pamundur të identifikohet figura që ato përfaqësojnë. Vështirësinë në interpretimin e vizatimeve e rrit më tej erozioni, kryesisht për shkak të erës, e cila me kalimin e kohës ka “niveluar” disa pjesë të vizatimeve. Disa nga informacionet që po mbledhin studiuesit japonezë janë analizuar nga programet e inteligjencës artificiale, të cilat mund të identifikojnë çdo dizajn të fshehur më shpejt dhe më të besueshëm se syri i njeriut.

Vizatimet Nazca janë një nga misteret më intriguese në historinë e kohëve të fundit, sepse nuk është ende e qartë pse janë ndërtuar. Shpjegimet e mundshme janë alternuar gjatë dekadave, por hipoteza më e zakonshme është se këto figura janë bërë për perënditë e qiellit, të cilët shikonin njerëzit në Tokë nga lart. Një tjetër hipotezë popullore sugjeron se këto figura janë vizatuar për qëllime astronomike dhe rituale dhe duhet të kenë pasqyruar disi renditjen e yjeve që gjenden në pjesën e qiellit mbi popullin Nazca.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49948 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE